Greqia, “rreziku për privatët i paevitueshëm”

10/06/2011 12:25

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble ka deklaruar se, për
titullarët e kompanive private do të jetë e pashmangshme përballja me
rrezikun në rast se Greqia do të pësojë një “default”, apo do të
ristrukturojë borxhin, ndërkohë që nuk dihet se sa do të vazhdojë ndihma
e ndërkombëtarëve.

Duke folur përpara anëtarëve të Parlamentit para një debati mbi mundësinë për të aprovuar një kontribut gjerman në paketën e ndihmave për Greqinë, Schauble ka pranuar se Banka Qendrore Evropiane ka dekurajuar kërkesat e Gjermanisë për përfshirjen e investitorëve privatë në përballjen me humbjet që derivojnë nga ristrukturimi i borxhit grek.

Por Gjermania po punon bashkë me BQE-në, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Komisionin Evropian për të gjetur një kompromis që do të përfshijë pjesëmarrjen e barabartë të rrezikut për zotëruesit e eurobondeve.

“Nëse ka dyshime mbi kapacitetet e Greqisë për të shlyer borxhet, atëherë pjesëmarrja e sektorit privat në zgjidhjen e këtij problemi është e paevitueshme”, ka deklaruar Schauble.

Top Channel