Ambasadori britanik në Prishtinë, Jan Cliff ka deklaruar se nuk do të
ketë bisedime për ndarjen e Kosovës dhe as për ripërcaktimin e kufijve
aktualë.

“Axhenda e bisedimeve Prishtinë-Beograd përfshin cështjet praktike dhe jo ato të ripërcaktimit të kufijve. Nuk do të ketë projektim të ri të kufijve, një gjë të tillë nuk e përkrah as qeveria ime”, ka pohuar Cliff.

Diplomati britanik i ka sugjeruar palës kosovare që, nëse ajo serbe hedh një propozimë të tillë, ta refuzojë atë dhe të vijojë me cështjet e tjera.

“Nëse imponohet një temë e tillë, këshilla ime për qeverinë e Kosovës do të ishte që ta refuzonte, por jo të bratikste tryezën e bisedimeve”, ka nënvizuar Cliff.

Më herët, edhe ambasadori francez në Prishtinë, Francois Fitou shprehu qëndrimin e Parisit zyrtar kundër ndarjes dhe ripërcaktimit të kufijve.

Top Channel