Chris Evans, probleme me rënien e flokëve

10/06/2011 21:15

Chris Evans është shumë i shqetësuar për shpejtësinë me të cilën po i rrallohen flokët.

Në një intervistë për ‘E! news’, aktori 29-vjeçar i cili interpreton superheroin Kapiten Amerika ka deklaruar se frika e tij është se këtë rol nuk mund ta mbajë gjatë.

“Supozohet se Kapiten Amerika duhet të jetë një person i rangut superior, nuk mund të jetë tullac. Do të ishte e tmerrshme që ky njeri i mbinatyrshëm të mos kishte flokë”, u shpreh Evans.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA