I dërguari i BE-së në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Robert Cooper ka
vendosur që raundi i ardhshëm i bisedimeve të mbahet në fund të
qershorit.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, shtyrja e raundit, i parashikuar për në mes të këtij muaji, është vendosur për t’u dhënë kohë palëve për t’u përgatitur për një marrëveshje të mundshme.

“Palëve u duhet dhënë më shumë kohë për t’u përgatitur para nënshkrimit të marrëveshjeve të para”, ka deklaruar zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton, Maja Kocijancic.

Zëdhënësja ka refuzuar të komentojë deklaratën e negociatores kosovare Edita Tahiri, se shtyrja e bisedimeve është bërë me kërkesë të Beogradit.

Top Channel