Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja po qëndron në
një vizitë pune në Zvicër, ku është pritur nga ministri për Arsim dhe
Kulturë i kantonit të Gjenevës, Charles Beer.

Ministri Buja e njoftoi ministrin Beer me situatën aktuale dhe zhvillimet në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Ndërkaq, ministri zviceran, sipas Telegraf, pohoi se Gjeneva dhe Zvicra do të vazhdojnë dhe intensifikojnë bashkëpunimin reciprok arsimor.

Top Channel