Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanovic ka deklaruar se aplikimi i së drejtës së pronës është pengesa më e madhe në dialogun Serbi-Kosovë.

Sipas Stefanovic, për aktivizimin e të drejtës së pronës problem konkret paraqet cështja e kadastrës dhe njëjtësimi i dy sistemeve të ndryshme kadastrale.

Ai ka nënvizuar se kadastra kosovare është me të dhëna shumë problematike dhe se në 11 vjet në Kosovë janë zgjidhur vetë 7.7 për qind të cështjeve që kanë të bëjnë me pronën.

“Me rëndësi është që të krijohet një mekanizëm që t’u mundësojë njerëzve të realizojnë të drejtat e tyre, pavarësisht se cilin shtet mbështesin”, ka pohuar Stefanovic.

Ai ka shtuar më tej se një nga elementët që bëjnë më të vështirë zgjidhjen e kësaj cështjeje është largimi i banorëve gjatë luftës dhe zënia e pronës së tyre nga të tjerë.

Top Channel