Brukseli zyrtar ka paralajmëruar Serbinë dhe Maqedoninë se mund të rrezikojnë rivendosjen e regjimit të vizave, pasi kanë dështuar në ndaljen e fluksit të azilkërkuesve.

Që nga heqja e vizave, në dhjetor të vitit 2009, Belgjika dhe Suedia janë ankuar vazhdimisht se shtetasit serbë dhe ata maqedonas kanë abuzuar me të drejtën e lirisë së lëvizjes.

Ministri belg i Emigracionit, Melshoir Uatelet ka deklaruar se vendi i tij mund të pranojë më pak se 1 për qind të kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit.

“Nuk do të jetë shumë pozitive për Serbinë dhe Maqedoninë, kur fluksi i azilkërkuesve abuzivë nga këto vende mbetet në nivele të larta”, ka pohuar Uatelet.

Top Channel