Rocco Siffredi në mbrojtje të kafshëve
09/06/2011 15:50
“Kam joshur dhe braktisur, por jo qenin tim!”
Kjo frazë lexohet në tabelat e fushatës për mbrojtjen e qenve në Itali që ka si protagonist Rocco Siffredin, yllin italian të filmave për të rritur.
Organizata “Animalisti Italiani Onlus”, që mbron të drejtat e kafshëve, ka zgjedhur aktorin, regjizorin dhe producentin e filmave porno për fushatën e saj.
Në Itali, është 59 mijë numri i qenve që nuk kanë një pronar.
Top Channel