PS: Kolegji shkeli ligjin

09/06/2011 15:45

Partia Socialiste ka akuzuar Kolegjin Zgjedhor për shkelje ligjore, të
cilat, sipas deputetit Damian Gjiknuri janë të identifikueshme thjeshtësisht në
arsyetimin e dhënë nga trupa gjyqsore për hedhjen poshtë të ankimimit
të PS.

Sipas zotit Gjiknuri,shkelja e afatit kohor eshte vetem nje prej tyre nderkohe qe Kolegji, – sic tha ai, – ka bere shkelje te tjera edhe me te renda. Pavaresisht faktit se ne arsyetim merret e mireqene se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur te kqyre te gjitha fletet e votimit, hetimi, sic tha deputeti Gjiknuri eshte ndalur vetem ne nje pjese te kutive.

“KQZ ka hetuar vetem 117 kuti. Ka mbi 2 mije kuti, por KQZ hapi vetem 117 prej tyre. Në arsyetimin e Kolegjit del sikur KQZ ka kqyrur te gjithe kutite”, tha Gjiknuri.

Sipas zotit Gjiknuri, Kolegji Zgjedhor, ne mbeshtetje te vendimit te dhene, ka perdorur edhe referenca ne Kushtetute, te cilat ne fakt sic tha ai, nuk egzistojne, ose jane te kunderta me ato per te cilat citohen.

Nderkohe zoti Gjiknuri kundershtoi edhe nje pjese te arsyetimit, ku sipas tij theksohet se pala paditese ne kete rast Partia Socialiste nuk ka ofruar asnje prove ne mbeshtetje te ankimimit te saj

“Raporti i ODIHR e ka thënë që numëruesit ishin trajnuar që votat t’i trajtonin si të pavlefshme. Deri më 14 maj kur përfundoi procesi i numërimit, këto vota ishin vlerësuar si të pavlefshme”, tha Gjiknuri.

Top Channel