Zëdhënësi i NATO-s në Kosovë tha se aleanca ushtarake u ka kërkuar
autoriteteve lokale të mos i japin detyra policore Forcës së Sigurisë së
Kosovës.

Hans Vihter tha se organizata po monitoron lëvizjet e autoriteteve kosovare për t’i dhënë FSK-së të drejtën për të kapur të dyshuarit dhe për të pozicionuar trupat në kontrollimin e trazirave dhe demonstratave.

Vihter tha se roli i forcës 3 mijë anëtarëshe është të ndihmojë në emergjencat humanitare dhe natyrore.

Top Channel