Përfaqësuesi i faktorit ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Incko ka shprehur indinjatën e tij për ngritjen e një fondi që do të mbështesë mbrojtjen e Ratko Mlladic në Hagë.

Reagimi i Incko ka ardhur pasi Republika Serbe ka dhuruar 50 mijë euro për të ndihmuar ish-gjeneralin e serbëve të Bosnjes, të akuzuar për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Jam i shqetësuar për mbështetjen financiare që Republika Serbe po i jep mbrojtjes së Mlladic, sepse këto janë para të taksapaguesve dhe të nënave të Srebrenicës”, ka deklaruar Incko.

Në Hagë, Mlladic konsiderohet në vecanti përgjegjës për masakrën që trupat e tij u bënë rreth 7500 burrave e djemve myslimanë në Srebrenicë.

Top Channel