Përfaqësuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitetet ka deklaruar se për integrimin e banorëve të veriut të Kosovës duhet të përfshihet në bisedime edhe pala serbe.

Qëndrimin e tij Petar Miletic e ka shprehur gjatë një takimi të posacëm ku merrte pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Unë mendoj se kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës dhe integrimin e banorëve, nuk mund të gjendet një zgjidhje pa pjesëmarrjen e faktorëve kyc, që janë Prishtina, Beogradi, faktori ndërkombëtar dhe popullsia lokale, shqiptare apo serbe”, ka pohuar Miletic.

Integrimi i banorëve të veriut në institucionet kosovare është një cështje që kërkon vëmendje, për shkak të problemeve të shumta që ka në këtë zonë, ku ndihet mungesa e pranisë së shtetit.

Top Channel