Lidington: Kriza bllokoi integrimin

09/06/2011 12:00

Situata politike në Shqipëri ka sjellë në Tiranë për një vizite
njëditore ministrin britanik të Europës David Lidington, i cili është
zyrtari më i lartë europian që viziton vendin tonë, pas zgjedhjeve të 8
Majit.

Fillimisht zoti Lidington eshte takuar me zevendeskryeministrin dhe ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto. Pas takimit Lidington kerkoi rivendosjen urgjente te dialogut politik, per te zhbllokuar edhe hapat integrues.

“Britania e Madhe mbetet kampione, nje mbrojtese entuziaste e procesit te  zgjerimit te BE-se duke perfshire edhe Shqiperine. Ky anetaresim perfshin edhe plotesimin e nje sere kushtesh qe jane reformat si ne aspektin ekonomik, ligjor dhe administrativ.Miqte e Shqiperise perfshi edhe vendin tim ne BE kerkojne qe ngerci politik ne Shqiperi te kapercehet sepse ky ngerc e ben akoma me te veshtire procesin e integrimit europian. Ne, si miq, kerkojme ne menyre urgjente nga politikanet shqiptare te rivendosin sa me pare procesin e dialogut politik, ne menyre qe te vijohet me reformat e nevojshme legjislative duke pershpejtuar procesin e integrimit”, tha Lidington.

I pyetur nga Top Channel, sa shqetesuese eshte per qeverine britanike situata politike, ku ndodhet Shqiperia pas zgjedhjeve te 8 Majit, zoti Lidington dha kete pergjigje: Natyrisht ne jemi te shqetesuar per kete gje. Detajet jane ceshtje te qytetareve shqiptare, gjykatave dhe institucioneve kushtetuese. Ne do te shikojme raportin final te ODIHR-it  se cfare vleresimi ata do t’i bejne procesit zgjedhor. Cfare une do ta quaja me rendesi eshte se pas zgjedhjeve, partite politike duhet te gjejne nje rruge ne te cilen qeveria dhe opozita te sillen ne nje vend demokratik, si ne te gjithe Europen.  Pas shpalljes se rezultateve eshte me rendesi per qeverine shqiptare te krioje hapesirat e nevojshme legjitime per opoziten e cila ka per detyre t’i kerkoje llogari qeverise ne rruge parlamentare. Opozita ne Shqiperi duhet te pranoje pergjegjesite e saj per te sfiduar qeverine ne parlament dhe jo ne rruge. Shqiperia duhet te demostroje perkushtim, se kjo eshte e vetmja rruge drejt BE-së”.

Ministri Haxhinasto i ka vleresuar marrëdheniet shqiptaro-britanike si te shkelqyera, por duhet te cohen akoma edhe me tej edhe ne kuadrin e biznesit. Haxhinasto ka kerkuar nje liberalizim te vizave nga Britania e Madhe per shtetasit shqiptare.

“Kemi diskutuar per mundesite per vendosjen e nje regjimi me te liberalizuar per levizjen e shqiptareve drejt Mbreterise se Bashkuar”, tha nder te tjera Haxhinasto.

Gjate paradites ministri britanik per Europen eshte takuar edhe me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e Opozites Edi Rama.

Top Channel