Holanda shtyn zgjerimin e Schengen-it

09/06/2011 17:25

Holanda planifikon të shtyjë deri në vitin e ardhshëm cdo vendim për të lejuar ose jo hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Schengen.

Ministri holandez i Emigracionit, Gerd Leers ka folur për shtyrjen vetëm një ditë pasi Parlamenti Evropian vendosi që dy vendet e Ballkanit të aderojnë në zonën në fjalë.

Bullgaria dhe Rumania, anëtare të BE që prej 2007-ës, kanë nevojë për aprovimin e të 25 vendeve anëtare për t’iu bashkuar Schengen-it.

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare janë mbledhur në Luksemburg për të rishikuar rregullat e zonës së qarkullimit të lirë të Evropës.

Në Schengen kryen vetëm kontrolle minimale të kufirit, edhe pse traktati u kërkon vendeve anëtare që të aplikojnë kontrolle standarte për kufijtë jashtë BE-së.

Franca dhe Italia kanë kërkuar sqarime për rregullat pasi një fluks emigrantësh nga Afrika e Veriut coi në diskutimin se kush vend duhet t’i strehojë ata.

Top Channel