Greve 24 orëshe kanë shpallur sot sindikatat e sektorit privat dhe atij
shtetëror në Greqi. Në grevë marrin pjesë nëpunësit e bankave, të
gjykatave,spitalet punojnë me personel sigurie, mjetet e sherbimit urban
me orar te reduktuar.

Me parrulla ne duar qe shkruajne se “Nuk jemi per t’u shitur” dhe “Te largohet troika nga Greqia” protestojne nenpunesit e nderrmarjeve shteterore greke qe qeveria ka synim ti privatizoje, si Sherbimi Elektrik,Postar,ai i Telefonave dhe i Ujesjellesit. Gjithashtu ne greve jane edhe punonjesit dhe gazetaret e tre kanaleve televizive shtererore te vendit.

Situata politike behet edhe me dramatike ne vend nga raporti befasues qe publikoi oret e fundit BE,FMN dhe BQE sipas te cilit Greqia nuk po i permbahet programit te saj financiar dhe se vendi e ka te pamundur te dale ne tregjet nderkombetare ne vitet e ardheshme ,ndersa theksohet se duhet nje ndryshim rrenjesor i politikes ekonomike qe do te sjelle zhvillimin.

Huadhenesit e Greqise kane theksuar se nuk mund te jepet ende kesti i peste i ndihmes ,prej 12 miliard eurosh, ne se nuk zgjidhet problemi i financimit te Athines ne vitet e ardheshme. Ne gjuhen e shifrave raporti pranon se recensioni ne Greqi eshte me i thelle se sa ishte vleresuar ne fillim dhe se do te shkoje sivjet ne -3.8%.

Sipas Institutit Kombetar te Statistikave, si pasoje e krizes ne vend papunesia ne muajin mars eshte rritur akoma me shume dhe ka arritur ne 16.2% ose ne 811.000 vete.E thene ndryshe vetem brenda nje viti kane humbur punen ne Greqi 238.000 persona.

Top Channel