Fullani paraqet në kuvend raportin për 2010
09/06/2011 14:10
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë paraqiti në kuvend raportin vjetor të punës për vitin 2010.
Guvernatori Ardian Fullani deklaroi se Banka Shqiptare mbajti brenda objektivit inflacionin përgjatë vitit 2010, ndërsa në lidhje me aktivitetin bankar në Shqipëri ai u shpreh se situata është pozitive pavarësisht se ka patur një rritje të kredive të këqija.
Fullani e cilësoi si të nevojshëm një konsolidim më të madh makro-ekonomik, si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.
Kreu i bankës së Shqipërisë bëri thirrje për një thellim të strukturave dhe reformave ekonomike, si dhe orientimin e ekonomisë drejt eksportit.
Top Channel