Cipa: Procesi elektoral në stanjacion
09/06/2011 21:50
Për analistin Aleksandër Cipa, vendi pas procesit zgjedhor të 8 majit ka hyrë në një stanjacion.
Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Cipa është shprehur se përsa i përket rezultatit të zgjedhjeve ka perceptime të ndryshme.
“Jemi në stanjacion të zgjedhjeve të 8 majit. PS është fituese nga aspekti gjeografik, por nga ana tjetër ka një perceptim ndryshe. PD ka entuziazëm për ta shpallur kandidatin e vetë fitues, pasi u referohet institucioneve, dhe ky ngërc ka krijuar një perceptim se situata do të na kthejë në një situatë të mëparshme, e cila na ka drobitur”, ka deklaruar Cipa.
Top Channel