Principata e Andorës bëhet vendi i 76 që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Lajmi iu komunikua nëpërmjet një letre të autoriteteve të shtetit të vogël mes Francës dhe Spanjës drejtuar ambasadës kosovare në Bruksel ku mësohej me vendimi në fjalë.

Njohja ka ardhur disa javë pasi diplomacia kosovare shpalosi idenë e hartimit të një strategjie veprimi për të shtuar në maksimum njohjet e reja.

Gjithashtu, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në një intervistë për Top Channel, shprehu edhe përparësitë që do të ketë misioni i autoriteteve të Kosovës gjatë sesionit të 66 të OKB-së në vjeshtë, për të takuar sa më shumë liderë shtetesh e për t’i njohur ata me realitetin e ri, atë të Republikës së Kosovës.

Top Channel