Vdekja e 49-vjecares, ende s’ka konkluzione të ekspertizës

08/06/2011 15:30

Mjeket e maternitetit te Korcës vijojnë të ushtrojnë detyrën.

Deri me tani nuk ka asnje masë pezullimi pasi sipas urdhrit te mjekut nuk ka dalë ende konkluzioni i ekspertizes mjeko-ligjore.

Sipas presidentit të Urdhërit të Mjekut, Dine Abazi që është njohur nga afër me rastin  e vdekjes se 49-vjecares Fatbardha Aliko por edhe presidentit te ketij urdhri ne Korce qe ka ndjekur rastin dhe te dhenat e karteles mjeksore, dyshohet se pacientja mund te kete vdekur nga trombo-emboliti.

49-vjecarja humbi jeten disa dite pas operacionit qe kreu ne spitalin e Korces. Familjaret paditen mjeket per mjekim te pakujdesshem.

Top Channel