Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka zhvilluar sot një takim me presidenten Atifete Jahjaga, me të cilën ka rënë dakord për rritjen e koordinimit mes institucioneve kryesore të Kosovës.

Sipas mediave kosovare, Thaci dhe Jahjaga kanë biseduar për një sërë cështjesh të rëndësishme, si njohjet e reja, politikat integruese dhe ato zhvilluese të Kosovës.

Thaci ka vlerësuar rolin e presidentes Jahjaga në procesin e njohjeve dhe ka shprehur bindjen e tij se me koordinimin mes institucioneve ky proces do të njohë më shumë rezultate.

Njohja e pavarësisë së Kosovës ka mbetur në vend, për shkak se qeveria kosovare është përqendruar në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve.

Top Channel