Tahiri pret senatorët francezë
08/06/2011 18:25
Zëvendëskryeministrja kosovare, Edita Tahiri zhvilloi sot një takim me disa senatorë francezë, të cilëve u shprehu gatishmërinë e Kosovës për të arritur marrëveshje me Serbinë për cështjet praktike.
“Kosova është qasur në mënyrë konstruktive në bisedimet me Serbinë. Dialogu i karakterit teknik ndihmon në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe përshpejton proceset integruese”, ka deklaruar Tahiri.
Nga ana tjetër, senatorët francezë i kanë shprehur zonjës Tahiri mbështetjen e Francës për Kosovën, interesin për thellimin e marrëdhënieve dhe forcimin e perspektivës euro-atlantike të vendeve të rajonit.
Top Channel