Greqia nënshkruan marrëveshjen për fillimin e shpimeve për “Bllokun 2” në Jon, vlerësohet deri në 270 miliardë metra kub gaz natyror
Dy forcat kryesore të shqiptarëve në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për
Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, vlerësojnë se përcarja e
votave në shumë parti është arsyeja kryesore që shqiptarët në këto
zgjedhje morën 4 mandate më pak se në përbërjen e kaluar.
“Arsyeja kryesore për këtë situatë sipas analizës tonë është jo dalja e vogël e elektoratit shqiptar por përcarja e votës shqiptare ose forcës së elektoratit shqiptar në Maqedoni”, thotë sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi
“Numri i deputetëve ishte si rezultat i përcarjes së votës opozitare. Këta opozitarë parandaluan fitoren e partisë më të madhe opozitare shqiptare mbajnë përgjegjësinë më të madhe”, thotë Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Partitë shqiptare në zgjedhjet e së dielës kanë siguruar gjithsej 25 ulëse në Parlamentin e Maqedonisë, 4 me pak se në zgjedhjet e kaluara parlamentare, në të cilat patën fituar 29 deputete.
Partitë shqiptare nuk ia dolën të sigurojnë asnjë mandat as në zgjedhjet që u organizuan për herë të parë në diasporë.
Sipas afateve ligjore Parlamenti i ri do të konstituohet më 25 qershor, ndërsa në seancën e parë deputetët do të verifikojnë mandatet e tyre. Qeveria e re duhet të votohet deri më 10 gusht.
Top Channel