Përvec humbjes së ndihmës financiare prej 150 milionë eurosh nga FMN, Kosova rrezikon të humbasë edhe ndihmën prej 100 milionë eurosh nga KE.

Shefi i operacioneve financiare në këtë institucion, Kjartan Bjornson ka deklaruar se nga 50 milionë eurot e parashikuar për buxhetin e Kosovës, 20 milionë nuk ka qenë e mundur të shfrytëzohen.

Ai ka theksuar se KE shpreson të nisë negociatat me Kosovën për këtë fond, por nga ana tjetër ka nënvizuar se vonesa e Kosovës në hartimin e buxhetit dhe problemet e saj me FMN-në vështirësojnë këtë proces.

“Kjo nuk do të thotë se ndihma është humbur, por me siguri që ajo do të vonohet. Është e vështirë të parashikojmë se kur këto mjete do të jenë në dispozicion”, ka deklaruar Bjornson.

Top Channel