Rrëmbimi i një personi nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës, reagon KFOR						
								
			Përvec humbjes së ndihmës financiare prej 150 milionë eurosh nga FMN, Kosova rrezikon të humbasë edhe ndihmën prej 100 milionë eurosh nga KE.
Shefi i operacioneve financiare në këtë institucion, Kjartan Bjornson ka deklaruar se nga 50 milionë eurot e parashikuar për buxhetin e Kosovës, 20 milionë nuk ka qenë e mundur të shfrytëzohen.
Ai ka theksuar se KE shpreson të nisë negociatat me Kosovën për këtë fond, por nga ana tjetër ka nënvizuar se vonesa e Kosovës në hartimin e buxhetit dhe problemet e saj me FMN-në vështirësojnë këtë proces.
“Kjo nuk do të thotë se ndihma është humbur, por me siguri që ajo do të vonohet. Është e vështirë të parashikojmë se kur këto mjete do të jenë në dispozicion”, ka deklaruar Bjornson.
Top Channel