Kosova pritet të nënshkruajë disa marrëveshje të reja me Serbinë gjatë raundit të pestë të bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Këtë e lajmëroi zëvendëskryeministri Hajredin Kuci, që ka dhënë edhe detaje mbi këto marrëveshje.

“Është lajmëruar se mund të ketë përafrim të qëndrimeve për transportin, vulat doganore dhe cështjet e energjitikës. Cështjet e dialogut janë cështje që nuk vendos njëra palë, por të gjitha”, ka deklaruar Kuci.

Kuci ka nënvizuar se në asnjë rast pala kosovare do të dalë jashtë procedurave dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Edhe pse në rastin konkret do shohim si do shkojë procedura, në asnjë rast nuk është tendenca t’i anashkalojmë ato, ashtu sikurse dhe ligjet e republikës”, ka shtuar Kuci.

Top Channel