Jennifer Aniston bën publike lidhjen e re

08/06/2011 12:25

Jennifer Aniston bëri publike marrëdhënien e saj me aktorin dhe regjisorin Justin Theroux.

Aktorja 42-vjeçare u paraqit në ceremoninë e MTV Movie Awards së bashku me partnerin e saj të ri të dielën në mbrëmje.

Protagonistja e serialit të famshëm ‘Friends’ ishte e pranishme edhe në festën që u organizua pas ndarjes së çmimeve së bashku me 39-vjeçarin Theroux.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA