Greqia, “ka nevojë për më shumë ndihma”

08/06/2011 16:05

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Shcaeuble ka deklaruar se paketa aktuale e ndihmave për Greqinë nuk është e mjaftueshme.

Sipas tij, Greqia rrezikon të pësojë një “default” nëse fondet për të nuk do të lirohen së shpejti.

Në një letër dërguar Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Schaeuble deklaron se nevojitet një paketë e re.

Ai ka sugjeruar gjithashtu një shkembim të eurobondeve, për t’i dhënë Athinës më shumë kohë për të shlyer borxhet e saj.

“Situata është e vështirë. Kthimi i Greqisë në tregjet kapitale brenda vitit 2012 duket më se jorealiste. Kjo do të thotë se volumi i programit aktual është i pamjaftueshëm për të mbuluar nevojat financiare të Greqisë”, ka shkruar Schaeuble.

Top Channel