Prokuroria e EULEX-it ka ngritur një aktakuzë ndaj drejtorit të PTK-së, Shyqri Haxha, i dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmin e ka konfirmuar vetë misioni evropian për rendin dhe ligjin, i cili ka saktësuar se Haxha dyshohet për abuzim në dhënien e autorizimeve.

Sipas të njëjtit burim, në aktakuzë janë përfshirë edhe katër persona të tjerë, disa prej të cilëve punëtorë të PTK-së.

Ngritja e aktakuzës vjen në një moment kur Postë Telekomunikacioni i Kosovës është në prag të privatizimit.

Në garë për marrjen e 75 për qind të aksioneve të saj janë një kompani gjermane që menaxhon telekomin kroat dhe një kompani austriake.

Top Channel