Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se
me pranimin e ndarjes së Kosovës do të dërgohet një mesazh i qartë se
nuk ka asgjë nga kthimi dhe se shkëmbimi i territoreve nuk mund të bëhet
pa luftë.

Rreziku që vjen nga ndarja e Kosovës sipas tij, bën të ditur RTK është se 70 mijë serbë që jetojnë në jug të lumit Ibër, do të mund të mbesin në dhunë dhe me pastrim etnik të shkallëzuar.

Sa i përket shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Luginën e Preshevës me veriun e Kosovës, Bogdanoviç ka deklaruar se kjo ide në shekullin 21-të është e pamundur.

Top Channel