Maqedonia kalon me sukses sfidën e zgjedhjeve të parakohshme
parlamentare. Në qendrimin e perbashket të Perfaqësueses së Larte,
Catherine Ashton dhe të Komisionerit për Zgjerim Stefan Fule mirëpritet
“organizimi konkurrues, transparent dhe i mirëadministruar i zgjedhjeve
të përgjithshme” si dhe përgëzohet “populli, partitë politike dhe
autoritetet përgjegjëse për kontributin në këtë proces”.

Zyrtaret e larte te BE-se vleresojne pjesemarrjen e larte ne votime.

“I bëjmë thirrje qeverisë të zbatojë plotësisht konkluzionet dhe rekomandimet e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe jemi të kënaqur kur shohim se partitë politike i kanë pranuar gjerësisht këto zgjedhje”, nenvizohet më tej në deklaratë.

Ashton dhe Fyle i bënë thirrje opozitës për konstruktivitet ndërsa qeverisë për fokusim në reformat integruese dhe në zgjidhjen e çështjes së emrit.

Kjo eshte hera e dyte qe Brukseli pergezon Maqedonine per organizimin e zgjedhjeve gjeresisht ne perputhje me standartet e kerkuara. Komisioni Europian, ne dy raportet e fundit te progresit mbi kete vend i ka rekomanduar Keshillit te BEse te nise negociatat e anetaresimit me Maqedonine, por ky proces mbetet i bllokuar nga Greqia per shkak te mosmarrveshjes mbi emrin.

PERGATITI: Arta Tozaj

Top Channel