Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se marrëdhëniet mes qeverisë së Kosovës dhe FMN-së nuk do të ndikojnë në ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare.

Deklaratën e tij Thaci e ka bërë gjatë një inspektimi të punimeve në këtë autostradë, i shoqëruar nga ambasadori i BE-së, Fernando Gentilini dhe ambasadorët e Pesëshes të akredituar në Prishtinë.

“Kjo autostradë i plotëson të gjitha kriteret evropiane. Punimet e para do të përfundojnë më 30 tetor të këtij viti dhe më pas do vazhdojnë me shtrirjen e saj brenda vendit, me seksionin e pestë”, ka pohuar Thaci.

Ndërkohë, lidhur me financimin e punimeve të autostradës, kryeministri kosovar do të përgjigjet të enjten në Parlament, në kuadër të një interpelance të kërkuar nga lëvizja Vetëvendosje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA