Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar për javën e ardhshme një interpelancë për kryeministrin Hashim Thaci, i cili do të pyetet lidhur me financimet e autostradës Vërmicë-Merdare.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave interpelanca është kërkuar nga grupi parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithashtu, në të njëjtën seancë do të diskutohen disa projekt/ligje, mes të cilëve ai për ish-veteranët e luftës, një pjesë e të cilëve vijojnë grevën e urisë.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se ligji në fjalë do të procedohet nga qeveria brenda këtij muaji, ndërkohë që do të miratohet brenda vitit.

Top Channel