Tadic: Presion për njohjen e Kosovës
07/06/2011 10:45
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic tha se mund të pritet që disa vende të
bëjnë presion ndaj Serbisë, që ta njohë pavarësinë e Kosovës, për të
mundur të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Kuptohet që pas mbylljes së bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës do të ketë vende, të cilat do të dëshirojnë të bëjnë presion ndaj Serbisë lidhur me Kosovën dhe këtë unë, natyrisht, nuk do ta fsheh”, tha Boris Tadic mbrëmë në Bruksel, ben te ditur RTK.
Mbrëmjen e kaluar Tadic u takua me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompoj.
Por presidenti i Serbisë theksoi se qeveria aktuale e Serbisë dhe ai si president, nuk do ta “pranojë pavarësinë e Kosovës as në mënyrë implicite e as eksplicite”.
Top Channel