Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Serbia mund të nënshkruajë brenda 30 ose 40 ditëve të ardhshme marrëveshjet teknike me Kosovën.

Në këtë mënyrë, Tadic ka shprehur gatishmërinë për të përmbushur një tjetër kërkesë të Bashkimit Evropian, pas arrestimit të ish-komandantit të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladic.

“Nuk është e lehtë të arrihet një progres i shpejtë, por pres që të ketë rezultate në disa fusha. Jo nesër, por ndoshta pas 30 ose 40 ditësh”, ka pohuar Tadic, në një konferencë të organizuar nga Qendra për Politikat Evropiane në Bruksel.

Vizita e Tadic në kryeqytetin belg vjen më pak se dy javë nga arrestimi i gjeneralit Ratko Mlladic, i vendosur si një kusht kyc për afrimin e Serbisë me BE-në.

Top Channel