Rigjykimi ndaj Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij mund të zgjasë më shumë se parashikimi.

Në Raportin e kryetarit të Gjykatës së Hagës, Patrick Robinson, sipas RTK-se, thuhet se ende nuk ka datë të caktuar se kur mund të nisë rigjykimi i pjesshëm ndaj tre ish-oficerëve të lartë të UÇK-së, por është dhënë një vlerësim se ky proces mund të zgjasë përafërsisht 13 muaj nga dita e fillimit.

Një nga faktet kryesore për këtë është numri i madh i dëshmitarëve të cilët Prokuroria mund t’i sjellë për të dëshmuar në gjykatë, ndërsa që është parashikuar që të dëshmojnë 57 dëshmitarë.

Top Channel