
Kriza institucionale vonoi procesin e njohjeve të reja sa i përket pavarësise së Kosovës.
Kështu deklaron zevendësministri i Jashtëm kosovar, Ibrahim Gashi, i cili nënvizon se tani e tutje lobimi do të jetë më i madh.
“U morëm me ndërtimin e institucioneve të brendshme dhe lobimi ka qenë i zvogëluar. Megjithatë, ka ngelur komuniteti i vendeve që po shqyrton njohjen, që janë nën influencën e vendeve si Serbia. Tani do të ketë një angazhim më të madh të institucioneve të Kosovës”, pohon Gashi.
Sipas tij, deklaratat për ndarjen e Kosovës nga zyrtarët e lartë të Beogradit janë pjesë e një loje politike në Serbi, në funksion të zgjedhjeve që po afrohen.
“Ky vit është vit zgjedhor në Serbi dhe klasa politike do përdorë kartën e nacionalizmit ekstrem për të fituar. Është për të ardhur keq, që një gjë e tillë vjen edhe nga forca që vetëquhen demokratike në Serbi. Por Kosova e pavarur tashmë është një realitet i pranuar”, shton Gashi.
Top Channel