Masakra e Qafë Gjashtës, pranga të akuzuarit

07/06/2011 13:20

Policia greke ka arrestuar Mikel Këndezin, i fundit i te akuzuarve nga
drejtesia shqiptare si pjesemarres ne masakren e Qafë Gjashtës, në vitin
1997.

Nje polic u ekzekutua asokohe barbarisht prej bandave dhe nje tjeter u plagos rende. Sipas policise greke, Kendezi u ndalua ne qender te Athines nga Agjentet e Krimeve te Renda te Drejtorise se policise se Athines.

Adresa e sakte e tij u ishte dhene organeve greke te rendit prej agjenteve te policise shqiptare, te cilet e lokalizuan fale nje plani operativ te detajuar prej nje periudhe disa mujore. Kendezi mbahej ne vezhgim dhe ne momentin e prangosjes, nuk beri rezistence. Arrestimi i tij i jep fund ceshtjes se Masakres se Qafe Gjashtes dhe dergon perpara drejtesise autoret e nje prej krimeve me makaber te ndodhura ne vitin e trazuar 1997.

Kendezi u dergua Gjykates se Athines, e cila vendosi te  pranoje kerkesen e autoriteteve shqiptare per ekstradimin e tij. Vendimi i gjykates pritet te behet publik gjate diteve ne vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB