Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar që qeveria kosovare të jetë më transparente lidhur me ecurinë e bisedimeve me Serbinë.

Krasniqi ka deklaruar se, si kryetar Kuvendi nuk e ka marrë ende platformën e bisedimeve, pavarësisht se një ditë më herët negociatorja Edita Tahiri njoftoi shpërndarjen e saj.

“Ne kemi vërejtje lidhur me zhvillimin e bisedimeve për shkak të mungesës së informacioneve. Ne nuk mund të ndërtojmë një qëndrim pa pasur detajet. Sapo t’i kemi, do të dalim me qëndrimin tonë”, ka pohuar Krasniqi.

Ndërkohë, negociatorja Tahiri ka paralajmëruar nënshkrimin e një pakoje marrëveshjesh mes Kosovës dhe Serbisë gjatë raundit të ri të bisedimeve, që do të zhvillohet nga mesi i muajit në Bruksel.

Top Channel