Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Kosovës nxjerr
në pah mungesën e gjyqtarëve për zgjidhjen e cështjeve civile.

Në raportin e publikuar vihet re se rreth pesëdhjetë vendimeve kryesore të Gjykatës së Lartë janë cështje të cilat kryesisht kanë të bëjnë me kontestimin e pronave.

Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani thotë se, vakumi i gjyqtarëve të cilët merren me çështje pronësore aktualisht është në deficit të gjyqtarëve të cilët merren me zgjidhjen e cështjeve të kësaj natyre.

“Për momentin jemi në deficit të skajshëm me gjyqtarë që punojnë materie civile. Në Gjykatën Supreme numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura është pikërisht nga materia civile dhe këto pronësore. Do të thotë afër 800 revizione janë të pakryera pikërisht në mungesë të gjyqtarëve që do të punojnë në materien civile”, tha Fejzullah Hasani, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Kurse zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, bëri të ditur se ky mision do t’i shpërndajë  përmbledhjet në gjykatat komunale dhe të qarkut në tërë Kosovën. Ndërkohë, së shpejti OSBE do të emërojë edhe gjashtë gjyqtarë, dy nga të cilët do të jenë nga radhët e minoriteteve.

“Ne mendojmë se kjo përmbledhje do t’i ndihmojë gjyqtarët e ndryshëm që të kuptojnë më mirë praktikën gjyqësore të Gjykatës Supreme në zgjidhjen e këtyre çështjeve, posaçërisht në gjykatat dhe gjyqtarët e shkallëve më të ulëta. Posaçërisht kjo do të duhej t’u hynte në punë gjyqtarëve të sapoemëruar, sidomos atyre të Gjykatave të Qarkut”, Eduard P. Joseph zëvendës shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Përmbledhjet e publikuara në dy gjuhë përmban gjithsej 50 vendime të përzgjedhura të Gjykatës Supreme të Kosovës. Qëllimi i këtij raporti është që t’iu ofrojë gjykatësve të gjykatave një burim me vendimet e mëparshme të Gjykatës Supreme.

Top Channel