Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se ka një presion në rritje ndaj vendeve të Amerikës Latine për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Presioni po ushtrohet në vecanti ndaj shteteve të Karaibeve”, ka pohuar Jeremic, i cituar nga agjencia serbe e lajmeve “B92”.

Këtë deklaratë shefi i diplomacisë serbe e ka bërë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Shteteve Amerikane, në San Salvador.

Ndërsa presidenti serb Boris Tadic paralajmëroi sot mundësinë që disa vende anëtare të BE të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për të njohur Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA