Një gjykatë në Maqedoni i ka caktuar 30 ditë paraburgim, ish ministrit
të brendshëm, Lube Boshkovski, në pritje të procesit gjyqësor lidhur me
dyshimet për financim të paligjshëm të fushatës politike dhe keqpërdorim
të pozitës së tij si lider i partisë.

Nëse shpallet fajtor, Boshkovski mund të dënohet deri në 8 vjet burgim.Ish ministri i brendshëm, Lube Boshkovski, është drejtues i partisë së Bashkuar për Maqedoninë.

Boshkovski ishte një nga oponentët e ashpër të partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski.

Top Channel