LDK bën pakt me ish-presidenten, Abdixhiku: U dakordësuam për bashkëpunim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit
Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Srebinë, Edita Tahiri është takuar sot në Prishtinë me përfaqësuesin e BE, Fernando Gentilini, me të cilin ka diskutuar për raundin e ardhshëm të dialogut.
Sipas një komunikate për shtyp, gjatë takimit është folur për një sërë elementësh kyc, të cilët mund të ndikojnë në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.
Tahiri dhe Gentilini kanë rënë dakord se, krahas progresit të dialogut duhet të arrihet progres edhe në afrimin e Kosovës me BE-në.
Në këtë drejtim, Tahiri ka përsëritur kërkesën për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, vendosjen e marrëdhënieve tregtare me BE-në, si dhe përshpejtimin e procedurave për marrjen e statusit të kandidatit.
Top Channel