Supermashtrim në Greqi, 4500 të vdekur marrin pension
06/06/2011 13:00
Në kulmin e krizës financiare, duket se mbi qeverinë greke do të rëndojë edhe një supermashtrim.
Tashmë është zbuluar se pension u jepej ende edhe 4500 personave, të cilët ishin ndarë nga jeta prej vitesh. Ky mashtrim rëndonte mbi shpenzimet publike rreth 16 milionë euro në vit.
Ministrja e Punës Louka Katseli, shpjegoi se edhe qeveria po kontrollon një listë prej 9 mijë personash, të cilët rezultojnë të jenë mbi 100 vjec.
Top Channel