LDK bën pakt me ish-presidenten, Abdixhiku: U dakordësuam për bashkëpunim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit
Kryetari i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski është arrestuar sot në Shkup, në një aksion të njësisë policore të ndërhyrjes së shpejtë.
Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës, pas dyshimeve për financimin ilegal të fushatës parazgjedhore.
Në momentin e arrestimit, policia ka gjetur në makinën e tij 100 mijë euro dhe një pistoletë pa leje.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski tha se veprat penale për të cilat dyshohet Boshkovski parashikojnë dënime me nga 5 vjet burg.
Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, partia “Të Bashkuar për Maqedoninë” nuk arriti të sigurojë asnjë mandat.
Lube Boshkovski gjatë konfliktit në vitin 2001 në Maqedoni ka qenë ministër i Punëve të Brendshme dhe një nga drejtuesit kryesorë të fushatës së forcave maqedonase të sigurimit kundër UCK-së.
Nga gjykata e Hagës ai është gjykuar edhe për vrasjen e 10 civilëve shqiptarë në Luboten të Shkupit.
Top Channel