Ambasadorja e SHBA-ve në Beograd, Mery Warlick ka thënë se Washingtoni e
përkrah fuqimisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës është shumë i
rëndësishëm dhe se muajve të ardhshëm pritet të ketë përparim të madh.

Në një intervistë për gazetën beogradase ‘Politika’, Warlick ka thënë se për SHBA-të çështja e statusit dhe të kufijve të Kosovës është zgjidhur.

“Mbi 70 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka qenë shumë i qartë rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Warlick, bën të ditur Telegraf.

Ambasadorja amerikane ka theksuar se Washingtoni është fokusuar rreth asaj sesi të punojë në mënyrë konstruktive në marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës.

Top Channel