LDK bën pakt me ish-presidenten, Abdixhiku: U dakordësuam për bashkëpunim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit
Partia konservatore VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski është shpallur fituese e zgjedhjeve të parakohshme të zhvilluara sot në Maqedoni.
Vlatko Gjorcev, anëtar i kryesisë së partisë, ka deklaruar gjatë natës vonë se me 53% të kutive të numëruara, 184 329 kanë shkuar për VMRO-DPMNE dhe 148 334 për Unionin Socialdemokrat (SDSM) të liderit të opozitës Branko Cervenkovski.
Në zgjedhje morën pjesë 7 parti politike shqiptare dhe sondazhet e para paraqisnin fituese partinë e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Shkup tha se proçesi u zhvillua kryesisht i qetë, pa ndonjë incident.
Komisioni tha se ka patur raste sporadike ku është vënë re fotografimi i votës prej votuesit.
Komisioni duhet të nxjerrë rezultatin, sipas ligjeve vendase, brenda 24 orëve nga mbyllja e votimit.
Top Channel