Rezultatet e para jozyrtare në Maqedoni kanë nxjerrë fitues dy partitë
që kanë drejtuar qeverinë në tre vitet e kaluara, VMRO-DPMNE–në tek
blloku politik maqedonase dhe Bashkimin Demokratik për Integrim për
Integrim tek shqiptarët.

Sipas organizatës joqeveritare MOST e cila ka ndjekur procesin zgjedhor me 3500 vëzhgues, VMRO-DPMNE ka fituar 53 deputetë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë 43 deputet, BDI ka fituar 14 deputet, PDSH 8 dhe RDK 2 deputetë.

Sipas këtyre llogaritjeve shqiptarët kanë marrë 5 mandate më pak nga zgjedhjet e vitit 2008. Dalja në votime ka qenë 63%. Liderët e opozitës kanë uruar fituesit e zgjedhjeve.Festimet e simpatizantëve të dy partive fituese kanë nisur vetëm disa orë pasi janë mbyllur votimet.

Gjatë dites së hënë pritet që Komisioni Shtetëror të dale në një konferencë për media për të shpalosur të dhëna zyrtare. Edhe OSBE-ODIHR pritet të dalë me raportin paraprak procesin zgjedhor të ditës së diel.

Top Channel