Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR ka vlerësuar si transparente, konkurruese dhe të mirërealizuara zgjedhjet e zhvilluara dje në Maqedoni.

“Këto zgjedhje vendosën gurin e themelit të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes së vendit”, ka deklaruar koordinatori i misionit vëzhgues, Robert Bateli.

Në raportin paraprak thuhet se, në ditën e votimit qytetarët kishin mundësi që në një atmosferë të lirë dhe demokratike të ushtronin të drejtën e votës.

Po ashtu, misioni ka vlerësuar me nota pozitive dhe procesin e numërimit, i cili është përshëndetur ndër të tjera edhe nga autoritetet e të gjitha pushteteve.

Raporti paraprak i OSBE/ODIH nënvizon më tej se parregullësitë e vogla, të pretenduara nga disa prej partive pjesëmarrëse, nuk e cënojnë në asnjë mënyrë procesin zgjedhor.

Top Channel