Bashkësia e komunave serbe të Kosovës ka kritikuar sot ashpër presidentin serb Boris Tadic, se për statusin e kandidatit në BE po sakrifikon Kosovën.

“Kjo është shkelje e Kushtetutës së Serbisë dhe tradhti ndaj interesave të shtetit serb”, thuhet në një komunikatë të kësaj bashkësie.

Në të njëjtin dokument, bashkësia është shprehur ndër të tjera kundër bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ato diktohen nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe”, thuhet më tej në komunikatën e komunave që drejtohen nga strukturat paralele serbe.

Top Channel