Ekspertë të mjekësisë ligjore pranë misionit EULEX kanë zhvarrosur mbetjet trupore të nëntë personave, që dyshohet të jenë vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e misionit evropian, sipas të cilës zhvarrimi është bërë pas një operacioni 3-ditor në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

“Ne jemi ende duke ekzaminuar mbetjet mortore. Puna jonë do të vijojë edhe në ditët e ardhshme”, ka deklaruar shefi i ekspertëve, Alan Robinson.

Zhvarrimi i nëntë trupave në Mitrovicë është rezultat i një hetimi intensiv të përqendruar në analizën e dokumenteve dhe mbikëqyrjen e disa lokacioneve.

Top Channel